O epizodi
Në episodin e radhës, mysafir është një nga emrat më të njohur të basketbollit kosovar. Lis Shoshi basketbollist i Përfaqësueses Kosova A dhe një prej lojtarëve që ka ndërtuar karrierë si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur në SHBA, Izrael dhe Lituani.
I njohur për energjinë e tij në parket, disiplinën dhe përkushtimin ndaj lojës, rrugëtimi i tij përfshin edhe sfida të mëdha e lëndime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në karrierën e tij. Megjithatë, rikthimet e tij tregojnë qartë forcën mendore dhe dashurinë për basketbollin.
Në këtë episod, diskutojmë për rrugëtimin e tij profesional, përvojat jashtë Kosovës, rolin në Përfaqësuese, si dhe sfidat në parket e jashtë tij.
Federata e Basketbollit të Kosovës, të gjitha të drejtat e rezervuara, prill 2026.
Otvori na YouTubeu →