N’rrjetë — FBK · 45 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 10 - Arben Fetahu

25. 12. 2025. · 20 epizoda
O epizodi

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ishte i ftuar në episodin e fundit të Podcast n’rrjetë për këtë vit, në një bisedë të thelluar dhe reflektuese mbi rrugëtimin e basketbollit kosovar gjatë vitit 2025 dhe perspektivën që hapet për vitin 2026.

Gjatë këtij episodi, u diskutuan në mënyrë të hapur zhvillimet kryesore të vitit 2025: vendimet strategjike të Federatës, sfidat institucionale dhe sportive, si dhe momentet që shënuan rritjen dhe konsolidimin e basketbollit në të gjitha nivelet — nga garat vendore, te përfaqësueset kombëtare dhe puna me gjeneratat e reja.

Po ashtu, Kryetari Fetahu ndau vizionin dhe prioritetet për vitin 2026, duke folur për projektet në plan, objektivat afatgjata dhe përkushtimin për të ndërtuar një strukturë më të fortë, më profesionale dhe më të qëndrueshme për basketbollin në Kosovë.

Federata e Basketbollit të Kosovës, dhjetor 2025.

Otvori na YouTubeu →

Sve epizode

31. 10. 2025. · 26 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 8 - Jorge Garbajosa

Në këtë episod të jashtëzakonshëm n’rrjetë, podcastit zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kemi pasur kënaqësinë e veçantë ta presim për bisedë një figurë që mishëron lidershipin, përvojën dhe pasionin për ba…

30. 09. 2025. · 49 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 7 - Linda Shala

Kësaj radhe e kemi mysafire një figurë shumë speciale për ne, për basketbollin, për krejt Kosovën. Linda Shala – një emër që lidhet me vendosmërinë dhe suksesin në shumë fusha - në basketboll, në biznes dhe në media. …

03. 08. 2025. · 30 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 6 - Dardan Berisha

Dardan Berisha, basketbollist, kryetar i Shoqatës të Basketbollistëve/eve të Kosovës dhe një ndër emrat më të rëndësishëm të sportit kosovar, vjen në episodin e radhës të Podcast n’rrjetë. Dardani na sjell një anë që rr…

01. 07. 2025. · 1 h 2 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 5 - Vullnet Sefaja

Ekskluzivisht në Podcast n’rrjetë: Vullnet Sefaja – Kryetar i KB Trepça, artist, biznesmen, mitrovicali i flaktë e ikonë e kulturës kosovare – vjen pas fitores të titullit kampion në ProCredit Superliga 2024/25! Në kët…

16. 05. 2025. · 47 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 4 - Drilon Hajrizi

Një prej basketbollistëve më të mirë kosovar të të gjitha kohërave, Drilon Hajrizi është mysafiri i radhës në një verzion që nuk e keni parë më herët. A është më lehtë ta fitosh titullin kampion apo ta mbrosh atë; baske…

13. 05. 2025. · 27 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 3 - Lejson Zeqiri

Flaka e ProCredit Superliga Meshkujt 2024/25 po ndizet gjithnjë e më shumë! Për të na futur në zemër të kësaj adrenaline të jashtëzakonshme, Lejson Zeqiri nga KB Bashkimi ndan me ne rrugëtimin drejt finales dhe përkusht…

14. 04. 2025. · 11 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 2 - Erina Berisha Basha

Në zemër të emocioneve dhe intensitetit të Playoff-it të Superligës Femrat, kësaj here Rrezja mirëpret një zë të rëndësishëm të basketbollit kosovar – Erina Berisha Basha, presidentja e klubit Peja 03, presidentja e par…

13. 04. 2025. · 14 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 1 - Aulona Muhadri

Rreze Kqiku e pret mysafirën e parë të podcast-it n'rrjetë: Aulona Muhadri, kapitene e KBF Bashkimi, Basketbollistja e Vitit 2024, anëtare e bordit të FBK dhe Shoqatës të Basketbollistëve të Kosovës e cila do të na shp…

Moji favoriti

Vaše omiljene stanice spremljene su na ovom uređaju.

Oglas
Balkan Radio
Reklama je u tijeku