O epizodi
Mysafirja e radhës n’rrjetë: Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës
Para se të hynte në botën e menaxhimit sportiv, Elvira ka qenë vetë pjesë e lojës — një lojtare që e përjetonte basketbollin nga brenda, me të gjitha emocionet dhe disiplinën që sjell parketi. Pikërisht ky përjetim i drejtpërdrejtë është baza e qasjes së saj sot.
Sot, si Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ajo është një prej figurave kyçe që ka ndikuar në transformimin e mënyrës se si funksionon basketbolli i organizuar në vend. Elvira udhëheq procese, siguron strukturë, koordinon federatën me klubet, ligat, trajnerët e komunitetin, duke garantuar që vizioni i zhvillimit të sportit të zbatohet me vepra.
Një pjesë e rëndësishme e punës së saj është edhe krijimi dhe kultivimi i marrëdhënieve me sponsorë, partnerë dhe institucione, duke i sjellë basketbollit mbështetjen financiare, profesionale dhe strategjike që i duhet për të ecur përpara. Ajo di t’i lidhë njerëzit e duhur, të ndërtojë besim dhe të përfaqësojë federatën me profesionalizëm brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë episod, Elvira ndan rrugëtimin e saj personal dhe profesional, sfidat me të cilat është përballur, punën që nuk shihet pas skenës dhe synimet që ka për të ardhmen e basketbollit kosovar.
Federata e Basketbollit të Kosovës, nëntor 2025.
#KosovaBasketball🏀 #FBKKOSOVA #KosovaWomenBasketball
Otvori na YouTubeu →