O epizodi
Artan Kurti në Podcast n’rrjetë!
Nga parketi si ish-basketbollist dhe kapiten i Bashkimit, te drejtimi i klubit dhe roli i nënkryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Artan Kurti e njeh basketbollin nga shumë afër, por këtë herë vjen për të folur edhe për gjithçka që nuk shihet në parket.
Pas triumfit të Bashkimit në Superkupën e Kosovës, flasim për rrugëtimin e klubit, vitet e finales pa trofe, riorganizimin, presionin e tifozëve dhe përgjegjësinë për ta çuar basketbollin përpara.
Por jo vetëm kaq. Nga kujtimet si lojtar e deri te sfidat personale dhe Artani përtej basketbollit, kjo bisedë sjell një tjetër këndvështrim për një njeri që ka qenë pjesë e lojës në shumë role.
Të gjitha të drejtat e rezervuara, Federata e Basketbollit të Kosovës, tetor 2026.
Otvori na YouTubeu →