O epizodi
Në episodin e radhës të podcast n’rrjetë mysafire është Vlora Braha – ish-basketbolliste, Zyrtare për Integritet & Politika Mbrojtëse dhe Sinjalizuese në Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Delegate Teknike nga FIBA.
Në këtë bisedë, Vlora rrëfen rrugëtimin e saj në basketboll që nga vitet e 90-ta si lojtare te KB Universiteti, përvojat që e formësuan në sport dhe kalimin nga parketi drejt një roli të rëndësishëm institucional në zhvillimin dhe mbrojtjen e integritetit të basketbollit.
Ajo flet për punën e saj në Federatën e Basketbollit dhe rëndësinë që kanë politikat e Safeguarding dhe mekanizmat e Whistleblower në sport – për të krijuar një ambient të sigurt, transparent dhe të drejtë për të gjithë sportistët dhe komunitetin e basketbollit.
Po ashtu, Vlora ndan përvojën e saj si delegatja e parë teknike nga Kosova në FIBA, një hap i rëndësishëm për përfaqësimin dhe avancimin e profesionistëve të basketbollit nga vendi ynë në arenën ndërkombëtare.
Federata e Basketbollit të Kosovës, të gjitha të drejtat e rezervuara, mars 2026.
Otvori na YouTubeu →