N’rrjetë — FBK · 32 min

Xhelal Mumini përballë tifozëve, referimit dhe pasojave | Podcast n’rrjetë S2E1

31. 01. 2026. · 20 epizoda
O epizodi

n’rrjetë hap zyrtarisht sezonin e dytë me një episod simbolik, nga një vend po aq simbolik – drejtpërdrejt nga parketi, fusha jonë më e dashur, aty ku lindin emocionet, presioni dhe vendimet që formësojnë lojën.

Mysafiri i parë i këtij sezoni është Xhelal Mumini, gjyqtar ndërkombëtar i basketbollit, licencuar nga FIBA, për një bisedë të hapur dhe të nevojshme mbi rolin thelbësor të arbitrit në sport. Në një realitet ku gjyqtarët shpesh përballen me kritika dhe emocione të ashpra nga tribunat, ky episod vë në pah përgjegjësinë, profesionalizmin dhe rëndësinë e tyre për drejtësinë dhe integritetin e lojës.

Ky episod i parë i vitit sjell prapaskenat e profesionit që zakonisht gjykohet, por rrallë dëgjohet. Një bisedë e hapur, reflektim dhe respekt për ata pa të cilët loja nuk do të ishte e mundur.

Federata e Basketbollit të Kosovës, të gjitha të drejtat e rezervuara, janar 2026.

Otvori na YouTubeu →

Sve epizode

25. 12. 2025. · 45 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 10 - Arben Fetahu

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ishte i ftuar në episodin e fundit të Podcast n’rrjetë për këtë vit, në një bisedë të thelluar dhe reflektuese mbi rrugëtimin e basketbollit kosovar gjatë v…

29. 11. 2025. · 28 min

Podcast n'rrjetë - Sezoni 1 Episodi 9 - Elvira Dushku

Mysafirja e radhës n’rrjetë: Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës Para se të hynte në botën e menaxhimit sportiv, Elvira ka qenë vetë pjesë e lojës — një lojtare që e përjeton…

Moji favoriti

Vaše omiljene stanice spremljene su na ovom uređaju.

Oglas
Balkan Radio
Reklama je u tijeku