O epizodi
Në këtë episod të jashtëzakonshëm n’rrjetë, podcastit zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kemi pasur kënaqësinë e veçantë ta presim për bisedë një figurë që mishëron lidershipin, përvojën dhe pasionin për basketbollin: Jorge Garbajosa, President i FIBA Europe.
Nga ditët e tij si lojtar legjendar i Kombëtares së Spanjës, fitues i EuroBasket, pjesëmarrës në Olimpiadë, dhe lojtar i Toronto Raptors në NBA, deri te roli i tij aktual si një nga liderët më me ndikim në basketbollin ndërkombëtar — Garbajosa sjell një perspektivë të rrallë për evolucionin e sportit brenda dhe jashtë fushës.
Në një bisedë të sinqertë ai ndau historinë e tij personale dhe vizionin për të ardhmen e basketbollit evropian e global duke prekur temat kyçe si rritja e basketbollit në Evropë dhe sfidat e dekadës së ardhshme; roli i federatave të vogla si Kosova në familjen e FIBA-s; inovacionet që po transformojnë lojën – nga 3x3 te përvoja dixhitale e tifozëve dhe këshillat personale për brezat e rinj që ëndërrojnë të luajnë në nivele të larta.
Federata e Basketbollit të Kosovës, tetor 2025, të gjitha të drejtat e rezervuara.
#KosovaBasketball🏀 #FBKKOSOVA #KosovaWomenBasketball
Otvori na YouTubeu →