O epizodi
Ekskluzivisht në Podcast n’rrjetë: Vullnet Sefaja – Kryetar i KB Trepça, artist, biznesmen, mitrovicali i flaktë e ikonë e kulturës kosovare – vjen pas fitores të titullit kampion në ProCredit Superliga 2024/25!
Në këtë episod special, Vullneti rrëfen me pasion rrugëtimin e Trepçës drejt majës, sfidat që i kaluan, lidhjen shpirtërore me klubin dhe qytetin e Mitrovicës. Rrezja i hyn edhe temave më personale – prej muzikës, grupit Marigona, deri te momentet që e formësuan si njeri.
Çdo muaj, "n’rrjetë" do t’ju sjellë më të rejat, analizat, momentet vendimtare dhe zërat që e formësojnë këtë sport në vendin tonë. Një hapësirë për të reflektuar, për të festuar, për të pyetur dhe për të mësuar më shumë rreth asaj që e bëjmë me zemër – basketbollin.
Federata e Basketbollit të Kosovës, korrik 2025, të gjitha të drejtat e rezervuara.
#KosovaBasketball #FBKKOSOVA #KosovaWomenBasketball
Otvori na YouTubeu →