Përballje — Telegrafi · 37 min

Përballje Podcast #48 | Çfarë duhet të ndryshojë Qeveria dhe ku të investojë Kosova në ekonomi?

17. 10. 2026. · 51 epizoda
O epizodi

🎙️ Kosova ka humbur shumë kohë. A është tani radha e ekonomisë?

Në episodin #48 të “Përballje Podcast”, kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, bisedon me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për gjendjen e ekonomisë dhe vendimet që duhet t’i marrin Qeveria e Kuvendi për ta nxitur zhvillimin e vendit.

Pas bllokadave institucionale, çfarë presin bizneset nga institucionet? Cilat reforma janë urgjente dhe si duhet të përcaktohen sektorët ku Kosova mund të jetë konkurruese?

Rafuna shpjegon pse, sipas tij, bizneset po e “kreditojnë shtetin” përmes pagesës së TVSH-së përpara shitjes së produkteve. Ai flet edhe për ndikimin e kostove të energjisë dhe transportit në çmimet që paguajnë qytetarët, si dhe për ndryshimet fiskale që kërkon sektori privat.

Në këtë episod diskutojmë edhe për:

▪️ Mungesën e fuqisë punëtore dhe përgatitjen e të rinjve sipas kërkesave të tregut.
▪️ Mësimin dual dhe lidhjen e shkollimit me praktikën në biznese.
▪️ Sigurinë juridike dhe pritjet e gjata për zgjidhjen e kontesteve biznesore.
▪️ Eksportin e shërbimeve dhe potencialin e turizmit shëndetësor e malor.
▪️ Lidhjet hekurudhore me portet e Durrësit dhe Selanikut, investimet në Brezovicë dhe përfundimin e projekteve rrugore.

Cilat duhet të jenë prioritetet ekonomike të Kosovës? Ku duhet të investohet dhe çfarë bashkëpunimi nevojitet mes institucioneve dhe bizneseve që planet të kthehen në rezultate?

📺 Ndiqeni episodin #48 të “Përballje Podcast” në Telegrafi.

💬 Sipas jush, cili është vendimi ekonomik që Kosova duhet ta marrë pa humbur më kohë? Shkruajeni në komente.

🔔 Abonohuni në kanalin e Telegrafit dhe aktivizoni njoftimet për episodet e ardhshme.

#PërballjePodcast #Telegrafi #LulzimRafuna #MuhametHajrullahu #Ekonomia #Kosova

Otvori na YouTubeu →

Sve epizode

01. 04. 2026. · 28 min

#25: Përballje: Skandali i njehsorëve, shpjegimi nga Visar Azemi

Në një kohë kur çmimi i energjisë elektrike vazhdon të rëndojë buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, dyshimet për saktësinë e njehsorëve elektrikë kanë ngritur shqetësime serioze në opinionin publik. Në një dis…

Moji favoriti

Vaše omiljene stanice spremljene su na ovom uređaju.

Oglas
Balkan Radio
Reklama je u tijeku