Përballje — Telegrafi · 46 min

#43: Përballje: Zef Shala – Roli i “Nënës Terezë” pas luftës, rindërtimi dhe ndihma për Kosovën

06. 09. 2026. · 51 epizoda
O epizodi

Nga emergjenca pas luftës te rindërtimi i Kosovës – historia e “Nënës Terezë” vazhdon

Në pjesën e dytë të rrëfimit në “Përballje Podcast”, Zef Shala tregon se si Shoqata “Nëna Terezë” u përball me një Kosovë të shkatërruar pas vitit 1999, si ndihmoi mbi 1.2 milion qytetarë, rindërtoi qindra shtëpi dhe krijoi një rrjet ndihme në gjithë vendin.

Ai rrëfen edhe për familjen që strehoi 147 njerëz, për rreth 65 mijë refugjatë nga lufta në Maqedoni që gjetën strehë në Kosovë, për milionat e markave të shpërndara për familjet e luftës, jetimët dhe invalidët, si dhe për projektet që u krijuan për t’u dhënë njerëzve mundësinë të jetonin nga puna e tyre.

Një rrëfim për solidaritetin, rindërtimin dhe një histori që nuk duhet harruar.

Zef Shala në “Përballje Podcast”, së shpejti në Telegrafi dhe të dielën, nga ora 21:10, në RTV Dukagjini.

Otvori na YouTubeu →

Sve epizode

Moji favoriti

Vaše omiljene stanice spremljene su na ovom uređaju.

Oglas
Balkan Radio
Reklama je u tijeku